Françeska Murati zbulon dashurinë e pashuar mes Princit dhe Blertës

0
114

Françeska Murati ka ndarë me publikun disa detaje tërheqëse mbi romancën e Princit Leka dhe Blerta Celibashit, që është gjithashtu një mikeshë shumë e afërt e saj.

Në një intervistë të dhënë për ‘Top Albania Radio’, Françeska theksoi që Blerta është një vajzë e jashtëzakonshme me vlera dhe se mes saj dhe Princit ekziston një lidhje e thellë dashurie.

“Unë nuk kam nevojë ta përkrah Blertën, ajo ka vlerat e saj. Është një super vajzë. Ata janë shumë të lumtur dhe duhen aq shumë dhe njerëzit nuk arrijnë ta kuptojnë sesa duhen dhe sa të lumtur janë bashkë,” ka deklaruar Françeska.

Romanca mes Blertës dhe Princit ka shkaktuar shumë diskutime në median shqiptare dhe jo vetëm, veçanërisht pas ndarjes së Lekës nga Elia Zaharia dhe ngjarjeve të dhunshme që ndodhën në shtëpinë e tyre.

Megjithatë, duket se tani gjërat janë qetësuar, dhe çdo individ po vazhdon jetën e tij me optimizëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here