Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, ka konfirmuar se është njëra nga opinionistet në Fan Club.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, ajo është shprehur se edhe pse di emrin e opinionistit tjetër dhe moderatores së programit, nuk ka dashur të zbulojë më shumë, duke e lënë ende të pazbuluar.
E njëjta tregoi edhe momentin kur mori vesh se do ishte në rolin e opinionistes, duke shtuar se ishte interesuar edhe për kolegun ose kolegen krah saj para se të pranonte pozicionin.
Foto: YouTube
“Big Brother ka një ndikim shumë të madh, është më i ndjekuri në Shqipëri, ka një peshë të madhe. Për mua, eksperienca ime më ka bërë me një lëkurë shumë të fortë”, tha ajo.
Tutje theksoi: “Nuk mund ti pëlqesh të gjithëve. Dua të ruaj balanca dhe të jap opinione sa më ta qarta. Duhet ti kuptojmë reagimet e banorëve”.
“Di të them vetëm kaq. Pyeta kush do jetë krah meje. Kur më janë thënë emrat, sidomos të moderatores thash që jemi shumë lartë”.
“Rikthimi im në këtë format është kërkuar edhe nga veshjet. Çdo të diele do jetë konkurrencë për veshjet. Unë di çdo gjë”, tha ndër tjerash Françeska.














































