Francesco Farioli ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Ajax-it, duke mbyllur një aventurë që nisi me ambicie të mëdha, por përfundoi pa trofe. Trajneri italian vendosi të largohet pas zhgënjimit të madh të këtij sezoni, ku Ajax humbi titullin pavarësisht se e kishte në kontroll për pjesën më të madhe të kampionatit, shkruan 04 Online.
Në një deklaratë, Farioli tha se ndarja me klubin vjen si pasojë e dallimeve në vizion dhe ritëm të projektit.
“Unë dhe menaxhmenti kemi të njëjtat qëllime për të ardhmen e Ajax-it, por kemi vizione dhe afate kohore të ndryshme në lidhje me mënyrën se si duhet të punojmë dhe të veprojmë për të arritur këto qëllime. Duke pasur parasysh këto ndryshime në parimet dhe themelet e projektit, ndiej thellë në zemrën time se ky është momenti më i mirë për t’u ndarë”, tha Farioli.
Farioli largohet me klas, duke lënë pas një sezon sfidues në një nga klubet më të mëdha të Holandës. Tani, Ajax-i do të kërkojë një emër të ri për të nisur një kapitull të ri në rikthimin drejt lavdisë./04 Online