Franca u bën thirrje shtetasve të saj të cilët janë në Rusi të largohen sa më shpejt.
Kjo deklaratë e shtetit francez vjen pasi Bashkimi Evropian njoftoi se do të mbyll të gjithë hapësirën e tij ajrore për avionët rusë.
Në njoftimin e Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme thuhet “Për shkak të kufizimeve në rritje në trafikun ajror midis Rusisë dhe Evropës, rekomandohet fuqimisht që francezët që kalojnë nëpër Rusi (turistët, vizitorët, studentët, profesionistët në mision ) të marrë masa për t’u larguar nga vendi”.
Gjithashtu, qytetarët u këshilluan që të shtyjnë çdo udhëtim të ardhshëm që e kanë drejtë Rusisë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.