Kombëtarja e Francës pritet që gjatë këtyre orëve të bëjë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit nëntor.
Gazeta e njohur franceze “le Parisien” raporton se sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe s’do të jetë pjesë e këtyre dy ndeshjeve, shkruan Indeksonline
Mbappe është duke luajtur për Real Madridin dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim. Por, ai mungoi në ndeshjet e tetorit duke thënë se është i lënduar – kurse pas disa ditësh luajti me ekipin spanjoll.
Ndoshta kjo është arsyeja pse trajneri Didier Deschamps pritet ta lë jashtë listës sulmuesin e Realit, Kylian Mbappen.
Franca gjatë këtij muaji luan ndaj Izraelit (14 nëntor) dhe Italia (17 nëntor).