Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi dje ka pritur në zyrën e tij presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Kjo e fundit mund të jetë befasuar kur ka hyrë në zyrën e Latifit, pasi ka parë se aty gjendet e vendosur edhe fotografia e ish-presidentit, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë.
Kjo është vërejtur nga publikimi i fotove që ka bërë vet presidentja Osmani gjatë takimit me Latifin, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë, Osmani nuk ka pasur arsye të brengoset pasi kreu i Rahovecit ka respektuar ligjin.
Në zyrën e Latifit gjendet edhe fotografia e presidentes Osmani.