Foto nga aksioni për arrestimin e të dyshuarit për sulm ndaj KFOR’it, Prokuroria: Është ndaluar për 48 orë, janë gjetur prova

0
57

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se i arrestuar S.R, për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR’it dhe Policisë së Kosovës, është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria ka njoftuar se S.R, është ndaluar mbi dyshimet për veprat penale: : bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar.

‘’ Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale’’, thuhet nga Prokuroria mes tjerash.

Në njoftimin e Prokurorisë janë ndarë edhe nga aksioni i arrestimit te të dyshuarit.

Postimi:

I dyshuari për veprime të kundërligjshme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës është ndaluar për 48 orë       

Prishtinë, 14 janar 2026 –  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet S.R.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kanë arrestuar të dyshuarin S.R. në Zveçan.

S.R. është ndaluar mbi dyshimet për veprat penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Gjithashtu, në vendbanimin e të dyshuarit është zbatuar urdhër kontrolli, ku janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë procedurës penale.

Brenda afatit të përcaktuar ligjor, ndaj S.R. do të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Hetuesit policorë, në bashkëpunimm me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me ligjet në fuqi.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fsistemiprokurorial%2Fposts%2Fpfbid02aiESHWAfsHE6c7ZZ9Hm8oW9wP12xPpeYq4MTe2VTaqkfMh5ChqiYRhYMCDy6GCvel&show_text=true&width=500

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here