Foshnjet mund t’i kuptojmë përmes shprehjeve të fytyrës

0
66

Çdo prindi i ndodh që t’i qaj fëmija pa pushur dhe nuk din se çfarë të bëjnë që t’i ndalin dhe luten që sikur fëmijët e tyre të kishin mundur të flasin dhe t’i tregojnë se çfarë problemi kanë. Por çka nëse ata gjithmonë mundohen të ju tregojnë- por që ju nuk dini si t’i dëgjoni?

Një libër i ri i jashtëzakonshëm pohon se çdo fëmijë përdor sinjale për të komunikuar. Është thjesht në duart e prindërve të mësojnë se si t’i interpretojnë ato, çdo qeshje nën hundë, gurgullimet dhe çdo shprehje të fytyrës.

Në “Metodën e Zhhvillimt”, psikoterapisë dhe gjuhës së trupit ekspertja, Vivien Sabel, pohon se çdo shprehje e një foshnje mund të interpretohet dhe në këtë mënyrë prindërit mund të kuptojnë nëse fëmija i tyre është i uritur, i lumtur, i mërzitur, me erë, do të luajë apo ka nevojë për një perqafimë.

‘Të gjitha këto forma të vogla të mrekullueshme që një foshnje bën me gojën e saj, gjuhën, buzët, sytë dhe vetulla janë shumë më tepër se sa vetëm shprehje të fytyrës, pra kjo është mënyra e tyre për të na treguar se çfarë ato kanë nevojë “shpjegon ajo.

-Disi i uritur: Ky fëmijë ka filluar të mendojë për ushqim – ai ka filluar të luaj me gjuhën e tij përreth buzëve.

-I gatshëm për ushqim- shikimi i tij është i fiksuar në mënyrë të vendosur mbi nënën e tij. Bebet lëvizin me gjuhën e tyre brenda dhe jashtë gojës për të treguar se janë të uritur.

Vivien ka vëzhguar qindra foshnja gjatë gjashtë viteve të hulumtimit për librin – duke përfshirë edhe vajzën e saj, libër i cili më pas është emëruar “Zhvillimi”- gjatë së cilës kohë ajo ka zhvilluar një parim të trefishtë: të respektoni shprehjen e fytyrës fëmijës suaj, leni të nënkuptoni se ju i kuptoni se çfarë janë duke thënë ato, pastaj përgjigjuni duke ia vërtetuar se ju jeni duke e kuptuar se çfarë është ajo që ato po ju thojnë që kanë nevojë.

-Qumësht tani: Goja e tij është e hapur, duart e tij janë afër me buzët e tij dhe gjuha është jashtë. Me këtë dëshiron të tregoj që tani me të vërtet është i uritur.

-Përkëdhelja: Ai dëshiron të flej por ka nevojë për përkëdhelje. Ju mund t’i shihni buzët e tij të plota dhe një rëndes në qepallat e tij për ta kuptuar këtë gjë.

Ekspertët për zhvillim të fëmijëve, besojnë se foshnjat fillojnë të komunikojnë shumë kohë para se ata përpiqen për të formuar fjalët e tyre të para, që zakonisht fillojnë kur t’i mbushin shtatë muaj.

“Një fëmijë është i gatshëm për të komunikuar që nga lindja”, thotë Clare Bolton nga “National Literacy Trust”. Ata do të j’u habisin se sa shpejt i bëjnë lëvizjet, shprehjet e fytyrës dhe krijojnë zhurma në përpjekje për të komunikuar, por është thjesht çështje e leximit të shenjave .

-Të trembur: shikimi me sy të hapur na tregon se ai është i habitur dhe ndihet i trembur. Nënat duhet të pasqyruar këtë shprehje kështu që fëmija të ndihet i mbështetur.

-Ndërrim i ri: ai e bënë “gjuhën wee”, për të treguar se është lagur. Kështu që nënat duhet ta kuptojnë këtë shprehje dhe të marrin masaj e duhura.

-I kënaqur: Ju mund ta kuptoni këtë përmes shikimit të syve të tij dhe pozita e butë e buzëve të tij se ai është i ngopur dhe i kënaqur

-I gatshëm të luaj: Sytë e tij të shndritur dhe buzëqeshja e tij e ndritshme do të tregoj se ai është i pastër, i ngopur dhe i pushueshëm dhe është i gatshëm për pak argëtim me nënën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here