Forumi Intelektual Europa 2030 i është bashkuar koalicionit Aleanca për Ardhmërinë Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në marrëveshjen e tyre të koalicionit thuhet se AAK, NISMA Socialdemokrate dhe Forumi Intelektual E-30 janë dakorduar që të punojnë së bashku për shtetin e Kosovës dhe janë përcaktuar të jenë të hapura për zgjerim të koalicionit.
“…me të gjitha ato parti politike, nisma qytetare apo shoqata që përfaqësojnë sfera të ndryshme interesi e që për synim kanë ndaljen e degradimit të shtetit, rikthimin e demokracisë si parakusht të një zhvillimi të qëndrueshëm e afatgjatë, si dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike, kjo në partneritet të përhershëm me aleatët strategjikë, SHBA dhe BE”.
AAK-ja, NISMA dhe Forumi i Intelektualëve E-30, garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore. /Telegrafi/