Fondet për burimet e ripërtëritshme të energjisë – ZKA nis vlerësimin efikasitetit të menaxhimit

0
47

Zyra Kombëtare e Auditimit, ka bërë të ditur se ka filluar auditimin e përformancës me temën “Menaxhimi i Fondit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë”, e që e cila është pjesë e Planit Vjetor të Auditimit për periudhën 2024/25, shkruan Gazeta Express.

Në njoftim thuhet se edhe pse Kosova ka vendosur objektiva për rritjen e prodhimit të  energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ka krijuar skema mbështetëse për investime në këtë fushë si nënshkruese e Traktatit për Komunitetin e Energjisë, prapë ka sfida lidhur me funksionimin dhe efektivitetin e skemave.

”Ky auditim ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të resurseve energjetike dhe përmbushjen e objektivave strategjike të vendit në këtë fushë”, është thënë në postim. 

Postimi i plotë:

ZKA-ja auditon menaxhimin e fondeve për burimet e ripërtëritshme të energjisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka filluar auditimin e performancës me temën “Menaxhimi i Fondit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë”, i cili është pjesë e Planit Vjetor të Auditimit për periudhën 2024/2025. Auditimi ka në fushëveprim  Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ministrinë e Ekonomisë (ME) si dhe synon të vlerësojë efikasitetin e menaxhimit, monitorimit dhe zbatimit të masave për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

Kosova si nënshkruese e Traktatit për Komunitetin e Energjisë ka vendosur objektiva për rritjen e prodhimit të  energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ka krijuar skema mbështetëse për investime në këtë fushë. Megjithatë, ka sfida lidhur me funksionimin dhe efektivitetin e këtyre skemave.

Prandaj përmes këtij auditimi, ZKA synon të vlerësojë rolet dhe performancën e institucioneve përgjegjëse në zbatimin e detyrimeve dhe politikave, integrimin e energjisë së ripërtëritshme në sistem dhe zhvillimin e një tregu transparent e të qëndrueshëm. Ky auditim ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të resurseve energjetike dhe përmbushjen e objektivave strategjike të vendit në këtë fushë. 

Zyra Kombëtare e Auditimit mbetet e përkushtuar për të siguruar që pasuritë natyrore të menaxhohen në mënyrë transparente dhe efektive.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid0CNA75Gw5mtTWVCMu5jWCh5CDvNie5rzvA9QcwsquNWZLyqMKZEZ7QLQ8kS44Pp6Jl%26id%3D100064790256605&show_text=true&width=500

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here