Fondacioni “Valon Vataj” do të ndërtojë në Suharekë qendrën më inovative në rajon për fëmijët me Sindromë “Down” dhe Autizëm

0
581

Fondacioni “Valon Vataj” do të ndërtojë në Suharekë qendrën më inovative në rajon për fëmijët me Sindromë “Down” dhe Autizëm, projekt i cilit pritet të kushtoj 500 mijë euro.

Udhëheqësi i këtij Fondacioni, Valon Vataj, dhe Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e kësaj qendre, ku punimet pritet të fillojnë më 3 dhjetor.

“Sot nisa edhe një projekt që më mbush shpirtin, Qendrën Rekreative për persona me Sindromën DOWN dhe Autizëm.
Kur pata rinovuar çerdhen e fëmijëve në Suharekë, buzëqeshja e fëmijëve dhe edukatoreve në ditën e përurimit nuk është larguar kurrë nga mendja ime. Është ndjenjë e papërshkrueshme ta bësh dikë të ndihet mirë. E tash buzëqeshjen dua ta rikthej tek fëmijët me Sindromën DOWN dhe Autizëm.
Secila hapësirë mund të jetë e përshtatshme dhe ne mund të përshtatemi me të, por me neve në shoqëri jetojnë fëmijë të cilët kanë nevoja të veçanta të cilëve duhet t’iu përshtatemi. Kështu që po nisim projektin e kësaj qendre për fëmijët e Suharekës dhe rrethinës që ata të kenë një qendër ideale.
Gjithmonë mund të gjejmë kohë, gjithmonë mund të gjejmë mundësi që ne të jemi arsyeja që dikush të buzëqesh!
Faleminderit 🥰”, ka thënë Vataj.

Nga ana tjetër, Muharremaj e ka falënderuar Fondacionin “Valon Vataj” për këtë investim kaq të madh për Komunën e Suharekës e sidomos për personat e sindromit “Down”.

“Faleminderit Valon Vataj Foundation 🙏👏❤️
Qendra Rekreative për persona me Sindrom Doën dhe Autizëm, tani do të jet në Komunën e Suharekës”, ka thënë Muharremaj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here