Ueb faqja është konceptuar në dhënien e informacionit rreth shëndetit mendor nëpërmjet seancave psikoedukuese që adresojnë një sërë problemesh psikologjike, si ankthin, stresin, depresionin, PTSD, problemet me vetëimazhin, çrregullimet e të ngrënit etj.
“Gjithashtu uebfaqja ofron edhe shërbim të këshillimit përmes chatit lidhur me depresionin apo ankthin tuaj me vullnetarë që ofrojnë ndihmë psikologjike me anonimitet të plotë pa emra dhe pa llogari të regjistruar thjesht duke klikuar ikonën e chat-it 💬 për të filluar bisedën prej (40min-60min) çdo ditë per ju falas!”
GUXO! fol me mu anonim per shendetin mendor’ www.shendetimendor.org
Ky website është riaktivizuar në kuadër të projektit “Fol me mu“ financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, në kuadër të Thirrjes për Projekt Propozime Rajonale, “Mbështetje për Promovimin e Aktiviteteve Rajonale të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor”.