Foda e publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e play-offit ndaj Islandës

0
129

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet vendimtare të “play-off”-it të Ligës së Kombeve kundër Islandës.

Këto takime do të zhvillohen më 20 dhe 23 mars dhe janë vendimtare për kualifikim të “dardanëve” në Ligën B.

Në listën e Fodës bëjnë pjesë 26 futbollistë, ndërkohë që ai ka përpiluar edhe një listë të zgjeruar prej 9 lojtarësh të tjerë, të cilët mund të thirren në rast nevoje.

Dardanët do të fillojnë grumbullimin të hënën, ku do të zhvillojnë edhe seancën e parë stërvitore në orën 17:30. Para fillimit të seancës, në orën 12:00, përzgjedhësi Foda do të mbajë një konferencë për media ku pritet të japë detaje mbi përgatitjet dhe objektivat për këto dy sfida.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here