FMN “hap kuletën” për Kosovën – 95.5 milionë euro mbështetje buxhetore

0
107

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Kosova ka përfituar 95.5 milionë euro financim për mbështetje buxhetore nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përmes një postimi në Facebook, Murati ka sqaruar se kjo shumë është ndarë si rezultat i përmbylljes me sukses të marrëveshjes dyvjeçare “Stand-By Arrangement”, të nënshkruar me FMN-në.

“Kjo vjen si rezultat i përmbylljes me sukses të programit dyvjeçar me FMN-në, Stand-By Arrangement, në kuadër të të cilit janë paraparë reforma të nevojshme në financat publike, dhe ruajtja e qëndrueshmërisë fiskale,” ka shkruar Murati.

Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar në avancimin ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit fiskal të vendit.

“Qeveria mbetet e përkushtuar për rritje të qëndrueshme ekonomike, krijim të vendeve të reja të punës, rritje të mirëqenies së familjeve, dhe ruajtje të qëndrueshmërisë financiare të vendit,” përfundon postimi i tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here