Boksieri shqiptar, Florian Marku do të rikthehet në ring të shtunën në mbrëmje.
Marku do të përballet me boksierin nga Irlanda, Dylan Moran, përcjell GazetaBlic Sport.
Kundërshtari i Florian Markut ka veç një humbje në karrierën e tij, teksa 18 fitore, tetë prej të cilave me K.O.
Ky ballafaqim do të zhvillohet të shtunën në Manchester nga ora 19:00. Meçi i Markut do të transmetohet në Super Sport.