Flora Sinani, infermiere nga lagja “Arbanë”, është prezantuar si kandidate për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga partia GUXO, me numrin 9 në listë, shkruan 04 Online.
Ajo është prezantuar nga bartësi i listës, Haxhi Avdyli, duke u vlerësuar si një zë i rëndësishëm për çështjet e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.
Postimi i plotë i Haxhi Avdylit
Flora Sinani, nga lagja Arbana, infermiere me profesion, konkurron për një vend në Kuvendin komunal të Prizrenit dhe mban nr .
Flora, një grua e angazhuar për familjen dhe e lidhur fortë me komunitetin, me zgjedhjen e saj, do i sillte Kuvendit të Prizrenit, një aktiviste e humaniste të denjë.
Kuvendi komunal ka nevojë për një zë të fortë si Flora që do angazhohet për kauzat e shëndetit e mirëqenjes së qytetarëve.
Prandaj ju ftoj ta votoni Florën nr, në listën e Guxo për Prizrenin.