Flokët janë një nga elementet kryesore që i japin femrës pamje femërore, elegante dhe joshëse. Përmes stilimit dhe gjatësisë së flokëve, çdo grua shpreh personalitetin dhe stilin e saj unik.
Herë flokë të shkurtër e herë të gjatë – dëshirat e femrave ndryshojnë vazhdimisht. Megjithatë, nëse i keni shkurtuar flokët dhe tani dëshironi që ata të rriten më shpejt dhe më të shëndetshëm, ekzistojnë disa metoda të thjeshta dhe natyrale që, nëse praktikohen rregullisht, sjellin rezultate të dukshme.
Metoda efektive për rritjen e flokëve
1. Masazhoni rregullisht lëkurën e kokës
Masazhi i lëkurës së kokës stimulon qarkullimin e gjakut dhe ndihmon rritjen më të shpejtë të flokëve.
2. Masazh edhe kur flokët janë të lagur
Masazhi i butë gjatë larjes ndihmon në forcimin e rrënjëve dhe përmirëson shëndetin e flokëve.
3. Shkurtoni majat herë pas here
Edhe pse mund të duket paradoksale, shkurtimi i majave në përmasa të vogla parandalon thyerjen dhe ndihmon flokët të rriten më shëndetshëm.
4. Përdorni vitaminën E (101)
Vitamina E ushqen rrënjën e flokut, forcon fijet dhe ndihmon në rritjen natyrale të tyre.
5. Shmangni ujin shumë të nxehtë gjatë larjes
Uji i nxehtë dëmton flokët dhe i bën ata më të dobët dhe më të thatë.
6. Shpëlajini flokët me ujë të ftohtë
Uji i ftohtë ndihmon në mbylljen e kutikulave të flokut, duke i bërë ata më të fortë dhe me shkëlqim./04 Online














































