Flick rreth lëndimit të Pedrit: Ende nuk dimë asgjë

0
48

Barcelona arriti një fitore të rëndësishme 2:4 në transfertë ndaj Slavia Prague, duke dhënë sinjale pozitive në aspektin e lojës dhe rezultatit.

Megjithatë, mbrëmja në Pragë u zbeh disi nga shqetësimi për dëmtimin e mesfushorit Pedri.

Pas përfundimit të takimit, trajneri i katalanasve, Hansi Flick, u shpreh i rezervuar lidhur me gjendjen e yllit spanjoll, duke theksuar se ende nuk ka një diagnozë të qartë.


“Është ajo që është. Ndonjëherë ndodh. Ende nuk e dimë sa serioz është dëmtimi”, deklaroi Flick.

Tekniku gjerman bëri të ditur se stafi mjekësor do të kryejë ekzaminimet e nevojshme në orët në vijim, për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e mundshme të rikuperimit.

Deri atëherë, Barcelona mbetet në pritje, me shpresën që Pedri të mos mungojë gjatë nga fushat e lojës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here