Flick ka nënshkruar kontratën me Barcelonën, sot zyrtarizimi si trajner i ri

0
163

Media të shumta në Spanjë raportojnë prej disa ditësh se Hansi Flick do të zërë vendin e lirë në bankinën e Barcelonës dhe duket se saga ka marrë fund dhe së shpejti trajneri gjerman do të zyrtarizohet.

Flick ka aterruar mbrëmë (e martë) në aeroportin e Barcelonës dhe shumë shpejt është vënë re nga mediat e shumta para darkës që kishte me presidentin e klubit katalunas, Joan Laporta.

Trajneri gjerman ka zhvilluar kështu bisedimet e fundit para nënshkrimit të kontratës, e cila, siç thuhet tashmë nga media të shumta, do të zgjasë deri në vitin 2026.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, nuk do të ketë konferencë zyrtare për shtyp dhe deklaratat e ish-trajnerit të Bayernit do të transmetohen përmes faqes zyrtare.

Lajmi për zyrtarizimin e Flick te Barcelona u konfirmua edhe nga zëvendëspresidenti i klubit, Rafa Yuste.

“Nesër (sot) do ta zyrtarizojmë”, tha Yuste, të cilit iu desh t’i shmangej mediave që prisnin jashtë restorantit dhe kishte disa probleme për të shkuar te makina e tij.

Në bankinë, Flick do të pasojë Xavi Hernandezin, i cili tregoi edhe një herë dashurinë për klubin duke i falur 12 milionë euro pas shkarkimit.

Në fund, ai thuhet se do të marrë 2.5 milionë eurot që i ka paguar ish-klubit të tij për të shkëputur kontratën dhe për të ardhur sa më shpejt në Camp Nou.

Kujtojmë se Flick e ka marrë punën e parë në vitin 1996 te Victoria Bammental, më pas ka punuar në Hoffenheim dhe Bayern dhe angazhimi i fundit profesional ka qenë me kombëtaren gjermane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here