Flick flet për shortin në Ligën e Kampionëve: Benfica është një klub shumë i mirë

0
39

Sot është hedhur shorti i UEFA Champions League, ku Barcelona do të luaj ndaj Benficas.

Hansi Flick u paraqit në një konferencë për media dhe foli edhe për duelin e marsit, ndaj klubit portugez.

Nga gazetarët e pranishëm gjithashtu u parashtrua edhe një pyetje, se a mund të ketë “El Clasico” në finalen e Champions Leagues.

Hansi Flick u përgjigj: “Duhet të arrijmë fillimisht në finale. Kemi ende rrugë të gjatë për të bërë. Duke filluar nga Benfica, që është një klub shumë i mirë”, tha Hansi Flick.

Ndeshja e parë mes Benficës dhe Barcelonës zhvillohet në Portugali, më 4 mars.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here