Trajneri i Barcelonës, Hans-Dieter Flick, ka folur sot para mediave në prag të ndeshjes së Copa del Rey kundër Betis Sevillës. Ai u ndal te spekulimet për të ardhmen e Ronald Araujos, i cili po lidhet me një transferim të mundshëm te Juventusi, shkruan 04 Online.
“Kur flas me lojtarët, ajo që i themi mbetet mes nesh. Ai është një lojtar i yni. Jemi të dëshpëruar me lëndimin e Inigo Martinezit, është një lider, por jemi të kënaqur që u rikthye Ronald. Kjo u pa kundër Real Madridit, ajo është ajo që e pret nga ai sepse është një mbrojtës i shkëlqyer dhe të dielën e demonstroi këtë,” tha Flick.
Gjermani vlerësoi Araujon për performancën e tij të fundit kundër Real Madridit dhe theksoi rëndësinë e tij në mungesë të liderit Inigo Martinez.
Barcelona po synon të avancojë në Copa del Rey, ndërsa trajneri dhe ekipi po përqendrohen në ruajtjen e stabilitetit dhe forcës së mbrojtjes./04 Online