Flet presidenti Laporta: Barcelona është në moment delikat!

0
204

Barcelona është duke përjetuar një sezon mes shumë vështirësive. Skuadra blaugrana dështoi në Superkupë, Kupën e Mbretit ndërsa në kampionat, katalanasit janë shumë pikë pas dyshes Girona, Real Madrid.

Shto këtu edhe faktin që trajneri Xavi Hernandez njoftoi largimin në fundin e sezonit aktual. I gjendur në këtë situatë, presidenti Joan Laporta sheh si rrugë shpëtimi vetëm Champions League ndërsa e pranoi se për momentin, klubi i tij është në vështirësi të theksuar.

“Xavi më njoftoi se do të largohet në fundin e sezonit, është një formulë të cilën e pranova sepse ishte ai që e propozoi. Xavi është i ndershëm dhe inteligjent, një person që e do Barcelonën. E pranova propozimin e tij pasi e di mirë që pavarësisht gjithçkaje, impenjimi i tij do të jetë maksimal. Situata është e vështirë dhe kritika, mendoj se është momenti për të qenë më shumë se kurrë të bashkuar.

Objektivat? Kampionati është i vështirë, por akoma nuk e kemi humbur. Duhet të luftojmë që ta mbyllim sa më lart në klasifikim, pa u dorëzuar kurrë për titullin. Na duhet të japim maksimumin në Champions League. Jam i bindur se me trajnerin që kemi, me lojtarët që impenjohen maksimalisht, me karakter dhe me përqëndrimin e duhur mund të arrrijmë objektivat që na kanë mbetur:, u shpreh Laporta./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here