Flet organizatori i protestës ku u sulmua gazetari Vullnet Krasniqi: Provokoi e shau

0
365

Organizatori i protestës së ditës së djeshme në Prizren në të cilën u sulmua ekipi i gazetës Nacionale, Burim Shpejti, ka folur në lidhje me këtë ngjarje.

Shpejti, gazetarin e Nacionales, Vullnet Krasniqin, e cilësoi si “show men”, pasi sipas tij, qëllim i Krasniqit ishte që të flitet për të.

“Vullneti me sa munda të kuptojë ishte pak një gazetar më “show men”, pra ai ia arriti qëllimit të tij që të ishte në rend të ditës e të flitet për të”.

“Vullneti provokoi turmën aty. Filloi të bëjë pyetje e të mbrojë “Doku Festin”, me një grup që ishte i frustruar ndaj “Doku Festit”, e që në fund rezultoi me fyerje e sharje nga kameramani e Vullneti”, tha ai në Klan.

Tutje, ai tha se po të ishte qëllimi i turmës që gazetari Krasniqi të sulmohej, një gjë e tillë do të ndodhte, pasi siç tha ai, afër gazetarit ishin 40-50 persona.

“Unë vetë apelova të lihet i lirë, e të jap lajmin e tij. Sulmi ndaj gazetarëve është i papranueshëm. Ne jemi pro saj, por gazetari duhet të ketë konsideratë si të gjithë gazetarët e tjerë aty”, tha ai.

Ndërsa, për sa i përket protestës, Shpejti tha se protestuesit nuk ishin kundër “Doku Festit”, por kundër, siç e quajti ai, “jetës degjeneruese të natës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here