Flamuri i Kosovës “valon” në Spanjë nga Kori Siparantum, që përfaqëson vendin tonë në garën prestigjioze “The World Choral Cup”

0
70

Kori Siparantum do të përfaqësojë Kosovën në Kupën Botërore të Koreve (The World Choral Cup), gara që do të mbahet në Barcelonë, Spanjë nga data 23 deri më 28 Tetor 2024.

Grupi i cili përfaqëson shtetin tonë është në mesin e 34 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

Ata parakaluan në qytetet spanjolle duke valëvitur flamurin e Kosovës, duke i dhënë edhe më tej jehonë pjesëmarrjes së tyre në këtë garë prestigjioze.

Foto: Arben Llapashtica

“Ky event prestigjioz mbledh koralet më të mira nga e gjithë bota dhe përfaqëson një platformë unike për të prezantuar muzikën dhe traditat tona kulturore në skenën ndërkombëtare”, ka thënë grupi në uebfaqen e tyre zyrtare.

“Nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, Kori Siparantum ka realizuar suksese të shumta në skenën ndërkombëtare, duke fituar disa çmime të rëndësishme dhe duke promovuar artin koral kosovar në gara të ndryshme botërore. Pjesëmarrja në këtë garë të nivelit të lartë është një tjetër mundësi e jashtëzakonshme për korin tonë që të dëshmojë përkushtimin artistik dhe profesionalizmin e tij”.

Foto: Arben Llapashtica

Sipas njoftimit, Kori Siparantum do të konkurrojë në kategorinë “Adult Choir”, duke interpretuar vepra nga periudha të ndryshme stilistike të kompozitorëve si Jashari, Van der Roost, Runestad, Vovk dhe të tjerë. /Telegrafi/

Foto: Arben Llapashtica

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here