Kryeministri Albin Kurti u pa duke dëgjuar Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, teksa po mban fjalimin në Konferencën e Mynihut.
Kurti udhëtoi drejt Gjermanisë për këtë konferencë, ndërsa presidentja Vjosa Osmani e anuloi pjesëmarrjen për shkak të zhvillimeve në vend.
Rubio në fjalimin e tij u tregua kritik për Europën dhe politikat e saj, por aty përfshini edhe gabimet e SHBA-së.
Këto deklarata janë mjaft të ngjashme me kritikat më të gjera të bëra vitin e kaluar nga JD Vance, por janë paraqitur ndryshe, pasi ai e përshkruan këtë si një gabim të përbashkët të gjithë Perëndimit – dhe jo si një kritikë vetëm ndaj Europës.














































