Fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Hashim Thaçit nis sot në Hagë

0
90

Deklaratat përfundimtare të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit përfunduan dje.

Po ashtu, fjalën përfundimtare e ka mbajtur edhe Mbrojtësi i viktimave.

Sot, është paraparë që të mbahet fjalimi i fundit i mbrojtjes për ish-presidentin e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, i cili ka njoftuar se në orën 09:00, do të nisë deklarata përmbyllëse e mbrojtjes.

“Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, (të mërkurën) në orën 9:00 sipas Kohës së Europës Qendrore (CET). Mund ta ndiqni në këtë lidhje, me një vonesë prej 45 minutash (videoja do të fillojë në orën 9:45 CET): https://streaming.scp-ks.org“, shkroi ai në një postim në X.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here