Fitore spektakolare e Barcelonës, 6:0 ndaj Valencias në La Liga

0
70

Barcelona ka regjistruar një fitore të thellë 6:0 ndaj Valencias në ndeshjen e javës së katërt të La Ligës, shkruan 04 Online.

Në pjesën e parë, katalanasit arritën të shënojnë vetëm një gol përmes Fermin Lopezit. Por në pjesën e dytë, skuadra e Hansi Flick tregoi fuqinë e saj sulmuese, duke shënuar pesë herë të tjera. Robert Lewandowski dhe Raphinha realizuan nga dy gola secili, ndërsa Fermin Lopez vulosi rezultatin përfundimtar me golin e tij të dytë.

Me këtë fitore, Barcelona grumbulloi 10 pikë dhe u pozicionua në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here