Luftëtari shqiptar i MMA-së, Gjoni Palokaj, ka shënuar një tjetër fitore të madhe në karrierë, duke triumfuar pas tre raundeve të forta dhe duke konfirmuar formën e tij të jashtëzakonshme, shkruan 04 Online.
Me një performancë të kontrolluar nga fillimi deri në fund, Palokaj arriti të sigurojë fitoren e pestë në Oktagon, duke u ngjitur kështu në Top 3 të renditjes zyrtare.
Pas ndeshjes, ai u shpreh i vendosur për sfidën e radhës: “Kam 5 fitore të rëndësishme në Oktagon. Tash dua me luftu për rripin! Dy rripa i kam – tani dua ta sjell edhe të tretin në Hannover!”
Me këtë ecuri, Palokaj duket vetëm një hap larg mundësisë për të luftuar për titullin e madh të Oktagon-it./04 Online