Fisnik Asllani i thotë PO Kosovës: Jam i lumtur që më ka ardhur mundësia te luajë për vendin tim

0
284

Fisnik Asllani që aktualisht luan te Austria Vjena si huazim me mjaftë sukses, do të luajë për Kosovën.

Asllani vendim e tij e bëri të ditur në ceremoninë e FFK-së, ndërsa kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ia dhuroi fanellën e Kosovës me numrin 20.

“Jam i lumtur që më ka ardhur mundësia te luajë për Kosovën. Falënderoj familjen time qe gjithmonë kanë qenë afër meje. Falënderoj edhe Agim Ademin e FFK-në”, ka thënë Asllani.

Sulmuesi llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj në futbollin gjerman, ku me Gjermaninë U20, ku në shtatë ndeshje ka shënuar tre gola.

Ai te Austria Vjena ka 11 ndeshje, me tre gola dhe një asistim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here