Finalja po afrohet: Sonte zbulohet finalisti i dytë i Big Brother VIP Kosova

0
69

Ethet e finales së madhe në Big Brother VIP Kosova po rriten nga dita në ditë, teksa gara po hyn në fazën vendimtare.

Pas spektaklit të së premtes, ku Ludo Lee u konfirmua si finalisti i parë nga studio, publiku dhe banorët po presin me padurim emrin e dytë që do të sigurojë vendin në natën finale.

Sonte, gjatë spektaklit, pritet të bëhet publik edhe finalisti i dytë. Produksioni ka paralajmëruar se momenti i shpalljes do të zhvillohet në studio, duke premtuar emocione të forta dhe tension maksimal, ashtu si në spektaklin e kaluar.

Me afrimin e fundit të këtij edicioni, çdo veprim brenda shtëpisë po vlerësohet ndryshe dhe çdo detaj po ndikon në perceptimin e publikut.

Banorët po përpiqen të tregojnë versionin më të mirë të vetes, ndërsa strategjitë dhe dinamika mes tyre janë bërë edhe më të theksuara.

Ndërkohë, Ludo Lee tashmë ka siguruar vendin e tij në finale dhe po shijon mbështetjen e madhe nga publiku.

Tani mbetet të shihet se cili nga banorët e tjerë ka arritur të fitojë mjaftueshëm vota për t’u shpallur finalisti i dytë dhe për t’iu bashkuar garës për çmimin e madh. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/DUu-6mVjbqx/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here