Finalja e Kupës së Kosovës: Prishtina dhe Llapi përballen sonte për lavdi

0
78

Kryeqyteti sonte është në qendër të vëmendjes sportive. Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë arena ku dy prej skuadrave më të forta të futbollit kosovar, Prishtina dhe Llapi, do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, shkruan 04 Online.

Ndeshja nis nga ora 20:00 dhe pritet të sjellë spektakël të vërtetë për adhuruesit e futbollit. Përveç trofeut prestigjioz.

Prishtina, me historinë e saj të pasur dhe përvojën në ndeshje të mëdha, do të kërkojë të rikthehet te trofetë, ndërsa Llapi, që në vitet e fundit ka treguar rritje të ndjeshme si skuadër, synon të shkruajë kapitullin e vet në historinë e futbollit kosovar.

Tifozët pritet të mbushin shkallët e stadiumit dhe atmosfera pritet të jetë e zjarrtë. /04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here