Fillon vaksinimi i qenve në Prizren për luftimin e sëmundjeve të Tërbimit

0
337

Qentë mund të preken nga shumë sëmundje, disa prej tyre mund të jene dhe fatale. Fatmirësisht qentë mund të mbrohen nëpërmjet vaksinimit. Vaksinimi është një mënyrë e thjeshtë, e sigurtë dhe efektive për të mbrojtur qenin nga sëmundje të ndryshme.

Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se duke u bazuar në Ligjin për Veterinarinë nr. 2004/21 neni 13 pika b. dhe Udhëzimin Administrativ MA. Nr. 10/2005 neni 3 paragrafi 1. për luftimin e sëmundjeve zoonotike – Tërbimit (Rabies) dhe parandalimin e tyre, sipas normave standardeve dhe praktikave profesionale, publikon këtë:

Njoftohen të gjithë personat fizik, juridik dhe fermerët blegtorë që kanë në përkujdesje qenë shtëpiak ose nëferma, se nga data 13.03.2022 do të fillojë vaksinimi preventiv i qenvë me përkudesje për luftimin e sëmundjes zoonotike Tërbimit me qëllim të parandalimit tëpërhapjes së kesaj sëmundje.
Vaksimini i qenve kundër Tërbimit do të bëhet në çdo vendbanim (fshat) sipas planit dinamik të hartuar nga Operatori Ekonomik (Ambulanca Veterinare).

Për datën e vaksinimit, në vendbanimin tuaj, do tënjoftoheni paraprakisht nga Operatori Ekonomik (Ambulanca Veterinare).
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nëbashkëveprim me Autoritetin kompetent do të bëjëmonitorimin e vaksinimit në terren.
Njoftimin mund ta gjeni ne linkun e meposhtem:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here