Ka filluar të jetësohet projekti i ndërtimit të ambienteve rekreative në ujëvarat e fshatit Korishë.
Ajri i pastër i Kabashit, tingujt e rrjedhës së ujit të ujëvarave, pejsazhe të jashtëzakonshme dhe infrastruktura e përgatitur nga Komuna e Prizrenit do ta shndërrojnë këtë lokacion në një pikë të rëndësishme turistike.
Pjesëtarë të ekzekutivit vizituan sot punimet nga afër, i cili projekt do të ndikoj pozitivisht në zhvillimin e rregullt të hapësirës në bregun e lumit të Korishës./Media Ndërtimi.