Fillon mësimi shtesë në shkollën “Emin Duraku” në Prizren

0
389

Në shkollën “Emin Duraku” në Prizren ka nisur mësimi shtesë shkruan AlbsnianEducation.net.

Shkolla njofton se sot fillimisht nxënësit mbajtën lëndën e gjuhës shqipe ku fokus të veçantë kishte të shkruarit e saktë dhe të lexuarit e rrjedhshëm.

Njoftimi i shkollës:

Filloi mësimi shtesë në shkollën tonë

Ashtu siç është përcaktuar më herët, pas marrjes së hapave të nevojshëm, sot filloi konkretizimi i planit për përfshirjen e nxënësve që kanë nevojë për mbështetje shtesë në të mësuar, në kuadër të iniciativës për përmirësimin e cilësisë së brendshme në shkollën Emin Duraku.

Sot fillimisht nxënësit mbajtën lëndën e gjuhës shqipe ku fokus të veçantë kishte të shkruarit e saktë dhe të lexuarit e rrjedhshëm. Duhet theksuar që vullneti dhe angazhimi i stafit mësimdhënës në të mirë të nxënësve është i pranishëm në nivelin më të lartë të gatishmërisë. Nga përshtypjet e para edhe nxënësit e mirëpritën pjesëmarrjen në angazhimin shtesë dhe kishte një harmoni pune mbresëlënëse.

Ne foto galeri: mësimdhënësit Rrushe Xhemaj, Meriton Thaçi, Nora Gurgushka dhe Samire Sallauka me nxënësit pjesëmarrës gjatë mësimit shtesë në lëndën gjuhë shqipe./albanianeducation.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here