Të martën është mbajtur mbledhja e rregullt javore e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, me vartësit e tij nga kabineti qeverisës.
Të martën është mbajtur mbledhja e rregullt javore e kryetarit, Shaqir Totaj, më drejtorët komunal, ku këta të fundit kanë raportuar për punën e dikasterëve që ata drejtojnë gjatë javës së fundit.
Pas mbledhjes, para mediave ka folur zëdhënësja e komunës, Jona Hoxhaj, e cila ka veçuar raportin e drejtorit për Shërbime Publike, Çelë Lamaj, për projekte të ndryshme infrastrukturore dhe çështjen e studimit të fizibilitetit për ujin në fshatin Vërmicë.
Ajo më tej ka veçuar edhe raportin e drejtorit të Urbanizmit, Pranverim Berisha, për aktivitetet njëjavore të kësaj Drejtorie.
Një ndër çështjet e ngritura nga kryetari, Totaj, për drejtorin e Bujqësisë, Bexhet , ka qenë angazhimi konkret në përshpejtimin e projektit për ndërtimin e strehimores së qenve, ka njoftuar zëdhënësja Hoxhaj.
Në këtë mbledhje, për punën e dikasterëve që ata drejtojnë, para kryetarit të komunës, Shaqir Totaj, kanë raportuar edhe drejtorët tjerë./TvPz