Ndryshimi i mbiemrave nga shqiptar në mbiemra turq është kthyer në një fenomen tek banorët e Prizrenit në Kosovë.
Kjo vihet re te të rinjtë apo ata që duan të zenë një vend pune në administratën e shtetërore dhe në isntitucione si policia. Kjo ndodh, pasi ligji favorizon punësimin e pakicave kombëtare në Kosovë.
Vetëm gjatë këtij viti 72 banorë të Prizrenit kanë aplikuar për ndryshim mbiemri.Mbiemrat ndryshojnë nga Gashi në Gaş, Mazreku – Mazrek , Bytyqi- Bütüc , Krasniqi –Krasnic , Thaqi – Tac, Kryeziu – Krüezi , Shala -Şala duke u kthyer në një fenomen në vitet e fundit.
Kjo falë edhe procedurës së thjesht për të ndryshuar mbiemrin në Kosovë. Mjafton një kërkesë në Njësinë Administrative Prizren. Pas verifikim që bëhet në dëshminë e penalitetit mbiemri ndryshohet nga shqiptar në turk.
Të pyetur mbi këtë fenomen vetë qytetarët e Prizrenit pohojnë se kjo bëhet për interesa politike, fetare apo punësimi në administratën shtetërore. Shumica e dënojnë si fenomen ” Një dëm i madh që i bëhet si gjuhes, por edhe mbiemrave puro- shqiptarë” shprehen prizrenasit.
Zanafilla e këtij fenomeni daton që nga periudha e ish-Jugosllavisë, ku bëhej propagandë për asimilimin e popullsisë shqiptare , duke u dhënë atyre të drejtën e mundësisë së ndryshimit të mbiemrave , për të kaluar në një kombësi në tjetrën .Në atë periudhë mbiemrat shqitparë me një prapashtesë “jaj” ndryshonin dhe ktheheshin në mbiemra jugosllave. Gjë e cila po përsëritet ditët e sotme me ndryshimin e mbriemrave nga shqiptarë në turq.
Fiksi u interesua në lidhje me këtë fenomen me një njohës të historisë, Magjistrin e Shkencave të Historisë z. Enver Batiu. Kjo sipas tij vjen si rezultat i ndikimit ekonomiko- financiar që Turqia ka aktualisht në Kosovë.” Ata po mundohen të rrisin numrin e pjestarëve turq në Prizren , duke u mundësuar të rinjëve bursa për të studiuar në shtetin turk” shprehet z. Batiu. Por nuk harron të përmendi edhe traditën që ka qenë ndër vite në Prizren , ku shqipja identifikohej si gjuha e fshatarëve dhe turqishtja si e qytetarëve. Fenomeni është ripërsëritës sipas magjistrit të historisë njësoj siç kishte vepruar Serbia , me qëllim zvogëlimin e numrit të shqiptarëve .Ata që ndryshonin mbiemrin e regjistroheshin si turq apo ndonjë nacionalitet tjetër , përfitonin benifite , një shtëpi ose pesë hektar tokë. Në një regjistrim që është bërë nga Mali i Zi në vitin 1913 lidhur me gjendjen e popullatës ,në Prizren nuk figuronte asnjë turk. Mirëpo nga vet shqiptarët u krijuan edhe shumë nacionalitete të tjera , fenomen i cili po vazhdon që të jetë i pranishëm edhe ditëve të sotme./Top Channel/
FOTO GALERI