Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi, ka hapur zemrën në një intervistë emocionale me moderatoren Alketa Vejsiu, duke ndarë për publikun rrëfime të ndjera nga rrugëtimi i saj artistik, sfidat personale dhe sakrificat që qëndrojnë pas suksesit të sotëm.
Me një ndjeshmëri që e karakterizon, Fifi ka treguar se hapat e parë në muzikë i ka hedhur falë një gjesti të paharrueshëm të nënës së saj, e cila nuk kurseu as florinjtë e vet për të mbështetur vajzën në ndjekjen e ëndrrës.
“E mbaj mend sikur sot kur kam nisur të bëj muzikë, kur nëna ime mori florinjtë e saj dhe i shiti për të m’i dhënë mua, që të bëhesha unë”, kujton Fifi me emocion.
Por rruga drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë. Ajo ka ndarë me publikun një ndjenjë të fortë ankthi që e ka shoqëruar gjatë krijimit muzikor – një frikë e përhershme se do ta humbte frymëzimin në momentin më të papritur.
“Kisha një frikë çka nëse harroj çfarë jam duke shkruar, atë vijën melodike që e kam bërë në kokë… çka nëse e harroj?”.
Në rrëfimin e saj, Fifi nuk i kurseu as reflektimet për marrëdhëniet personale dhe ndikimin që kanë patur në gjendjen e saj emocionale. Ajo foli për momentet kur ndjen keqardhje apo faj, por edhe për vetëdijesimin se çdo njeri duhet të ngrihet vetë nga rrëzimet.
@podclass.alketavejsiu në një rrëfim intim shumë frymëzues të një artisteje fantastike që ka prodhuar koha. Është e admiruar nga të gjithë sepse është e vërtetë @fifi.official.fr Sapo ka dalë projekti i saj i ri muzikor, dhe ky sezon do të jetë full me koncerte për këtë vajzë që është muzikë në çdo qelizë, çdo nerv, çdo neuron, çdo kockë, çdo pore, çdo fije floku… Kemi kënduar pak po, se unë ja dua shumë këngën “Marova” dhe “Diell”… e di që s’jam e vetmja! Do dëgjoni një rrëfim të sinqertë nga një zemër që ka guxuar të ndjejë thellë dhe të kthejë çdo ndjesi në art. Një zë që i këndon të vërtetës edhe kur ajo të përvëlon. Ajo është një shpirt që frymon përmes muzikës. Në një botë që na mëson të dukemi të fortë, ajo na mëson të jemi të vërtetë. Dhe ndoshta kjo është fuqia më e madhe që kemi. Në këtë episod, nuk flasim vetëm për muzikën. Flasim për vetminë edhe kur je e rrethuar. Për fëmijërinë që lë gjurmë edhe kur bëhesh nënë. Për suksesin që ka çmimin e vet dhe për dritën që lind nga periudhat më të errëta. Sepse ndonjëherë nuk ka më shumë frymëzim sesa një njeri që zgjedh të jetë i vërtetë. E sot, kjo është ajo që Fifi na sjell: të vërtetën me tinguj. Dhe shpirtin pa filtra. Ky episod mundësohet nga @8s2_loaded_with_energy Ndiqeni të plotë në Class Media në YouTube! #fyp#viral_video#fypシ゚#fypシ゚viral🖤tiktok#alketavejsiu#PodClassInspire#InspirePodcast#AlketaVejsiuPodcast#PodcastWithPurpose#LearnAndInspire @Fifi