FIFA dhe UEFA përjashtojnë Rusinë nga të gjitha garat e futbollit

0
437

Aksioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë ka ngjallur reagime të shumta në sportin ndërkombëtar.

FIFA pas masave të marra dje kundër Rusisë që përfshinin mos paraqitjen e Rusisë me flamur dhe himn si dhe ndeshjet e kombëtares ruse të luheshin në vend neutral tani FIFA po mendon për suspendim të plotë të Rusisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë këto dënime nuk mjaftuan nga dy institucionet më të mëdha të futbollit.

UEFA ka larguar të gjitha ekipet ruse nga garat evropiane, kurse FIFA ka përjashtuar Kombëtaren Ruse nga të gjitha kompeticionet e futbollit.

“Futbolli është i bashkuar në solidarizim me njerëzit e dëmtuar në Ukrainë”, thuhet në komunikatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here