Festë e çmendur e Sadikut për golin e parë në kampionat me Las Palmasin

0
312

Armando Sadiku festoi si i çmendur golin e parë në kampionat me Las Palmasit, që militon në La Liga 2, niveli i dytë në hierarkinë e futbollit spanjoll. Sulmuesi shqiptar, shënoi të vetmin gol në ndeshjen e transfertës ndaj Valladolidit, ndaj dhe reagimi i tij në momentin e festës ishte i ligjshëm.

Ishte minuta e 61-të kur 30-vjeçari i shërbyer me një krosim të saktë nga e djathtë dhe pasi dështoi në dy tentativat e para, në të radhës e dërgoi topin në këndin e duhur, duke përshëndetur rrjetën. Vetëm pesë minuta pas golit, u zëvendësua nga Gonzalez.

Gjatë këtij sezoni, Armando Sadiku është aktivizuar në 16 ndeshje në kampionat me Las Palmasin, por në vetëm katër raste titullar. Kujtojmë që sulmuesi shqiptar ka mundur të shënojë edhe dy gola në Kupën e Mbretit. /SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here