Në muajin prill dhe maj do të ketë disa ditë pushimi, kjo si rezultat i festave zyrtare të cilat kanë rastisisur të jenë ditë pune, përcjell Reporteri.net.
Për shkak të Ditës së Kushtetutës, dhe Pashkëve Katolike e Ortodokse që bien në fundjavë, do të jenë pushim të hënat e 11, 18 e 25 prillit.
E, sa i përket muajit maj do të jenë pushim edhe dy të hëna, më 2 e 9 maj. Kjo për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Punës dhe Ditës së Evropës.
Për më tepër, edhe një e martë do të jetë ditë pushimi, për shkak se festa e Fitër Bajramit, i bie të hënën e 2 majit, kur pushohet për 1 maj.