Festat e fundvitit e rikthejnë në shkollë Hira Ramadanin, trajtimin e vazhdon pas Vitit të Ri

0
575

Më 9 nëntor të këtij viti u bë publike se nxënësja e SHFMU “Lekë Dukagjini” në Prizren, Hira Ramadani ka nevojë për mbështetje financiare, pasi ajo vuan nga një sëmundje e rëndë.

Si rrjedhojë, nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e nxënësve të kësaj shkolle si dhe qytetarë të shumtë u mobilizuan që ta ndihmojnë Hirën.

Ishte mësimdhënësja, Leunora Omaj – Bajrami dhe Dhoma Burimore e kësaj shkolle, përkatësisht Liridona Pirku – Sertollaj Psikologe dhe Diellza Raci Asistente e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe koordinatore e shkollës, në mbështetje të drejtoreshës, Vlora Karavidaj, mësimdhënësve, nxënësve e prindërve të tyre, për një kohë të shkurtër kanë arritur që të mbledhin një shumë të konsiderueshme të mjeteve financiare, shkruan 04 Online.

Për shkak të festave të fundvitit, Hira është kthyer nga spitali ku po trajtohet jasht vendit, për tu rikthyer përsëri menjëherë pas Vitit të Ri. Por, ajo nuk ka mundur pa vizituar shkollën ku edhe ishte duke i ndjekur mësimet, me ç’rast i ka falënderuar të gjithë për kontributin e dhënë.

“Një solidaritet i nisur nga mësuesja Leunora Omaj Bajrami dhe Dhoma Burimore , Liridona Pirku dhe Diellza Raci,nën përkrahjen e drejtoreshës së shkollës ,,Lekë Dukagjini” ,Vlora Karavidaj,dhe satfit tonë arsimor,për shërimin e nxënëses të shkollës tonë Hira Ramadani,kemi arritur të grumbullojmë 7403.25 euro.
SH.F ,,Lekë Dukagjini” ka arritur të grumbulloj 2946.30 euro,si dhe nga shitja e pikturave 860 euro.
Një solidarizim i cili duhet vlersuar na erdhi edhe nga SH.F ,,Gani Saramati” me 1372.35 euro.
SH.F.”Abdyl Frashëri”me 2224.60 euro.
Po ashtu edhe SH.F ,,Mustafa Bakiu”do të na ndihmojë me shitjen e 300 kartolinave.
Shkolla jonë këtë iniciativ “PËR HIRËN❤”e konsideron të mbyllur.Por kjo s’do të thotë që familja e Hirës nuk ka mevojë per ndihmën tuaj.
Hirës i dëshirojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në mesin tonë”, thuhet në njoftimin e Dhomës Burimore të SHFMU “Lekë Dukagjini” në Prizren./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here