Fernandes: Ndihem si në shtëpi në Manchester

0
119

Bruno Fernandes mund të konsiderohet një legjendë e Manchester Unitedit.

Forma dhe lidershipi i tij e vendosin atë si një lojtar të madh dhe të vlefshëm në Premierligë, jo vetëm te skuadra e tij.

Ka pasur shumë zëra për një largim të tij, veçanërisht vitin e kaluar me skuadrat nga Arabia Saudite që ju vërsulën atij por që të gjitha i refuzoi, duke thënë se ndihet si në shtëpi në “Old Trafford”.

“Ndihem si në shtëpi në Mançester. Fëmijët e mi ndihen si në shtëpi këtu. Është e mrekullueshme për mua të jem në një vend ku fëmijët e mi mund të shijojnë kaq shumë dhe të ndihen kaq shumë si në shtëpi siç ndihen në Mançester”, u shpreh Fernandes.

Portugezi, erdhi te Manchester United në janar të vitit 2020 nga Sportingu i Lisbonës, ku bëri 320 paraqitje dhe shënoi 106 gola dhe 103 asistime.

Ai në 6 vitet e tij arriti të fitonte dy trofe, atë të FA Cup dhe Carabao Cup në vitin 2023 dhe 2024./IO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here