Ferguson: Finalizues i shkëlqyer, Rashford ka një cilësi të veçantë

0
175

Sir Alex Ferguson ishte prezent në triumfin e Manchester United në Kupën e Ligës përballë Newcastle (2-0). 81-vjeçari skocez ndoqi nga tribunat e “Wembley” triumfin e skuadrës së tij të zemrës. Legjenda skoceze festoi si çdo tifoz tjetër fitimin e trofeut, sukses që United i mungonte prej gjashtë vitesh.

Ferguson fitoi 13 tituj të Premier League dhe shumë trofe të tjerë gjatë periudhës së lavdishme në “Old Trafford”. Ai vijon kontributin e tij te “Djajtë e Kuq” nëpërmjet këshillave taktike për trajnerin Erik ten Hag.

Në një intervistë për shtypin anglez, legjenda e trajningut komentoi formën fantastike të Marcus Rashford, autori i golit të dytë në finale. 25-vjeçari, deri më tani ka shënuar 25 gola për United në të gjitha kompeticionet. Ferguson vlerësoi kontributin e sulmuesit anglez, por mendon se ai nuk është një sulmues i mirëfilltë.

Unë nuk mendoj se ai është një sulmues tipik. Marcus operon në linjën e majtë, ai ka qenë fantastik. Finalizimi i tij është perfekt. Rashford gjuan gjithmonë poshtë, kjo është vërtetë e rëndësishme për një sulmues. Ai është burimi kryesor i golave. Pavarësisht se roli i tij nuk është sulmues kryesor, ai po e bën atë“.

Skocezi këshillon klubin që në verë të investojë në një sulmues klasik. Alternativat kanë qenë të pakta për trajnerin Erik Ten Hag, pasi Martial po kalon një sezon me ulje ngritje për shkak të dëmtimeve. Në janar, drejtuesit e klubit transferuan Weghorst, me holandezin i cili deri më tani nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në Premier League.

Merkato e verës shihet si një shpëtim për të plotësuar nevojat e trajnerit holandez në sulm. Ëndrra e madhe është Victor Osimhen i Napolit. Bomberi nigerian numëron 21 gola mes Serie A dhe Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here