Si të kujdeseni për lëkurën?

0
400

Rënia e lëkurës është një nga shenjat kryesore të plakjes. Lëkura jonë ka një proteinë të quajtur elastin dhe ndërsa plakemi prodhimi i elastinës zvogëlohet duke çuar në rënie të lëkurës.

Megjithatë, ka shumë arsye të tjera për shkak të të cilave lëkura humbet elasticitetin e saj, duke përfshirë dobësimin e indeve lidhëse ose humbja e papritur e peshës. Por disa produkte mund të ndihmojnë në përmirësimin e lëkurës tuaj.

Të bardhat e vezëve janë të pasura me proteina, që nxisin rigjenerimin e qelizave të reja dhe përmirësojnë elasticitetin e lëkurës. Gjithashtu mjalti është një antioksidant i fuqishëm, që siguron hidratimin e lëkurës.

Merrni të bardhën e vezës dhe shtoni  një lugë mjaltë. Ata që kanë lëkurë të thatë mund t’i shtojnë edhe një lugë gjelle vaj ulliri. Përziejeni mirë dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të pushojë për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Kjo maskë mund të përdoret një herë në javë.

Ekspertët këshillojnë edhe përdorimin e Aloe Verës. Ai përmban kimikate që qetësojnë lëkurën, e ushqejnë dhe e mbrojnë atë nga plakja. Xheli Aloe Vera gjithashtu vepron si një krem hidratues natyral, që ndihmon në shërimin e djegieve nga dielli dhe dhe për forcimin e lëkurës. 

Leave a Reply