Kujdesi për flokun gjatë vjeshtës – Parandaloni rënien dhe dëmtimet

0
94

Vjeshta është stina ku flokët ndikohen më shumë.

Ato fillojnë bien e dobësohen e kjo për një mori arsyesh.

Duke filluar që nga stina e cila lëmë pas që i ekspozon flokët me një sërë faktorësh dëmtues siç është dielli, larja më e shpeshtë apo kripa e detit.

Në këtë artikull nga AgroWeb ju tregojmë disa mënyra të shëndetëshme se si ta parandaloni këtë.

Ju duhet të ndërroni shampon ose mënyrën si kujdeseni për flokët tuaj ndaj ndiqni këshillat mëposhtë.

Zgjidhni shampon e duhur

Vera mund të lërë shumë kimikate në rrënjën e flokëve tuaj apo mbi skalp.

Kjo për shkak të ekspozimit bdaj kripës, klorit, kremrave të diellit apo kremrave stilues.

Prandaj provoni të përdorni një shampo purfikuese e pastruese për skalpin.

Filloni sezonin e ri menjëherë duke i bërë kokës një detoks të mirë skalpit tuaj duke përdorur një shampo të posaçme të paktën dy herë në javë.

Përdorni një shampo për zbokthin

Mungesa e lagështisë në verë rezulton në skalp të thatë të kokës e më shumë zbokth gjatë vjeshtës.

Zgjidhja për të irrituar këtë problem është që të përdorni shampo kundër zbokthit.

Gjithashtu sigurohuni që të përdorni maska të ndryshme të cilat i sigurojnë hidratim flokëve gjatë kësaj periudhe.

Elektrizimi i flokëve

Dihet që në vjeshtë flokët nuk qëndrojnë si duhet dhe elektrizohen sapo dilni bga shtëpia.

Kjo për shkak të lagështirës, shirave dhe mjegullës që e shoqërojnë këtë stinë.

Kështu pëe të luftuar këtë proces aspak të këndëshëm filloni të përdorni pak vaj bajamesh, argani ose kastori në majat e flokëve tuaj pasi i thani me tharëse.

Një mënyrë tjetër është që të shtoni disa pika vaj në shampon tuaj oseta masazhoni vajin nëpër gjatësinë e flokëve teksa janë ende të lagur.

Kjo do t’i mbajë flokët tuaj më elastikë dhe me më shumë shkëlqim.

Mos i stiloni shumë

Të kesh gjithnjë flokë të bukur e të stiluar mund të jetë bukur në fillimet e këtij procesi, por jo kur flokët fillojnë e digjen.

Ndaj për shkak të gjithë arsyeve që renditëm më sipër zgjidhni një model flokësh që nuk kërkon shumë ndërhyre në stilim dhe është sa më natyral.

Gjithashtu mundohubi t’i shkurtoni flokët tuaj para se vjeshta të nisë në mënyrë që të hiqni majat e dëmtuara nga i nxehti i verës.

Leave a Reply