“Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt”, thotë Ciceroni. Të humbasësh në një labirinth librash dhe të zhytesh në një univers historish është një eksperiencë emocionuese.
Një udhëtim me çmim të lirë që hap mendjen dhe jep avantazhe të mëdha. Leximi përmirëson jetën e çdo dite: ndihmon në kalimin e stresit për të përballuar problemet e vogla e të mëdha të ditës. Një studim i fundit ka treguar se të lexuarit nuk është vetëm një gjë e bukur por edhe e dobishme. Kërkimi i kryer nga tre ekonomistë të universitetit të Padovas, Giorgio Brunello, Guglielmo Weber dhe Christoph Weiss, ka zbuluar një lidhje mes përtimit të të rriturve të rritur në një ambient stimulus për leximin dhe bagazhit të tyre kulturor.
Të jetosh një fëmijëri plotë me libra dhe histori do të mund t’i ndihmonte të vegjlit të përmirësonin pozicionin e tyre në punë sapo të bëheshin të mëdhenj. Studimi i publikuar në “The Economic Journal” ka marrë në konsideratë 6 mijë persona në nëntë vende të ndryshme të Europës. Konkluzioni i kërkimit është që, personat të cilët kanë lexuar që të vegjël mund të pretendonin të fitonin materialisht më shumë se sa ata që gjatë fëmijërisë nuk kishin lexuar asnjë libër. Studiuesit kanë zgjedhur periudhën mes vitit 1920 dhe 1956, kur në Europë u zgjidh çështja e arsimit të detyruar.
Ata më pas kanë vëzhguar llojin e ambientit në të cilin u rritën. Panë nëse personat tashmë të rritur lexuan gjatë moshës 10 vjeç dhe sa libra ata kishin. Nga kërkimet doli se një vit shtesë arsimimi, përveç atij të detyrueshëm, ka rritur të ardhurat mesatare të një njeriu me 9%. Por rendimenet varijojnë shumë në bazë të beigraundit social-ekonomik. Personat e rritur në një familje me më pak se një raft librash kanë fituar vetëm 5% më shumë në krahasim me 21% të atyre që kanë lexuar më shumë. Ndërsa ata që u rritën me më shumë libra kishin më shumë probabilitet për të kaluar në pozicione pune më të mira që ofrojnë mundësi më të mëdha fitimi se sa ata që u rritën me më pak libra. Jo vetëm kaq, të parët e kanë gjetur më lehtë një punë në zyrë.
Studiuesit ofrojnë një seri shpjegimesh. “Mbase librat janë të rëndësishëm sepse i inkurajojnë fëmijët të lexojnë më shumë, ndërsa leximi mund të ketë efekte pozitive në rezultatet shkollore. Si alternativë, një shtëpi plotë me libra indikon kushte social-ekonomike më të mira”. Numri i librave në shtëpinë e një fëmije mund të tregojë shumë mbi llojin e ambientit në të cilin rritet dhe mbi të rriturin që do të bëhet. Një shtëpi plotë me libra inkurajon dhe stimulon aftësinë njohëse dhe social-emotive të më të vegjëlve, të rëndësishme këto për suksesin ekonomik e atë të punës përgjatë jetës.