Trajneri i Klubit të Mundjes “Kolosi”, Sadik Ferati, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS) në Prizren për dorëzimin e çelësave të Sallës së Mundjes “Selajdin Berisha” dhe ndryshimin e orarit të stërvitjeve, shkruan 04 Online.
Sipas tij, këto vendime janë të njëanshme dhe të padrejta, duke lënë klubin pa orarin kryesor të fëmijëve (17:00–19:00) dhe të vajzave (19:00–21:00), pikërisht në prag të Kampionatit Ballkanik.
Reagimi i plotë i Sadik Feratit
. NJOFTIM PUBLIK
Lidhur me marrjen e orarit të stërvitjeve të KM Kolosi- Infinit, dhe vendimin për dorëzimin e çelësave të Sallës së Mundjes “Selajdin Berisha” nga DKRS-së, z. Adem Morina
Të nderuar qytetarë, prindër, sportistë dhe dashamirë të sportit,
Ndjej obligim dhe përgjegjësi që t’ju njoftoj më në detaje lidhur me gjithçka që ka të bëjë me orarin e ushtrimeve ge KM Kolosi -Infinit dhe per menagjimin e Sallës së Mundjes “Selajdin Berisha” në Prizren, si dhe për vendimet e njëpasnjëshme të Drejtorit të DKRS z. Adem Morina.
Klubi i Mundjes “Kolosi” nga Prizreni, i cili deri sot e kishte në menaxhim sallën për një vit, se ka pranuar te drejtë në tërësi vendimin e DKRS-së për ndryshimin e orarit dhe dorëzimin e çelësave, kurse ne dëshmuam kulture ne pranim-dorëzim te celsave dhe salles ne menyre dinjitoze dhe të pashembullt krahas padrejtësive ndaj Klubit tonë.
Por për dijeni të opinionit publik, dua të theksoj se kjo dramë e krijuar nga persona që sja dojnë të mirren e sportit te Mundjes, dhe për ta goditur Klubin tonë është e destinuar të dështojë.
Klubi “Kolosi” ka kaluar kufijtë provincialë dhe tashmë po reflekton si një Kolos i vërtetë, gjë që duhet të n’a gëzojë të gjithëve e jo të mbulohet nga xhelozia. Pozita e klubit tonë është vlerë e sportit Prizrenas e Kosovar, që duhet mbështetur e jo penguar, sidomos nga njerëzit përgjegjës të kësaj fushe.
Për fat të keq, kjo çështje po lë të kuptohet se është e ndikuar nga interesa personale të individëve, madje edhe të atyre që mbajnë poste institucionale si drejtori DKRS Adem Morina, duke treguar anshmëri në dëm të afirmimit të sportit në pergjithësi.
Për një vit e menaxhova sallën me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë. Ky mandat për mua ishte një detyrë e shenjtë, sepse lidhej me fëmijët, me gjeneratat e reja dhe me të ardhmen e sportit në Prizren dhe Kosovë.
Ne ia dolëm të menaxhonim sallën me dinjitet, të kryenim të gjitha obligimet, të sillnim investime dhe të ngrinim nivelin e punës sportive. Klubi ynë ka qenë shembull i organizimit dhe i rezultateve. Merita i takon fëmijëve, sportistëve, përkrahësve dhe prindërve që n’a kanë besuar sinqeritetin dhe besnikërise tone si menagjment, kundrejt luftes për të drejtat e tyre.
Por përkundër këtij angazhimi, u përballëm me vendime të paligjshmee e te palogjikshme, arbitrare dhe të padrejta e te njeanshme nga Drejtori DKRS-së Adem Morina, të cilat po i ndaj hapur me opinionin:
Ndryshimi arbitrar i orarit, pa konsultim me klubin, duke ja marre orarin e ushtrimeve arbrirtarishte.
Vendimi për dorëzimin e çelësave brenda vetëm 7 ditësh një afat absurd, dhe pa mundësi ankese dhe këshillë juridike.(mund të jetë Njoftim e jo sipas tij Vendim).
Mungesa e të drejtës së ankesës vendimi ishte përfundimtar.
Asnjë njoftim paraprak nuk n’a u komunikua me kohë per lirimim e sallës, sipas rregullave standarde-administrative
Paralajmërimet tona me e-mail për shqetësimet tona për ndryshim të orarit, nuk u morën seriozisht apsolut.
Injorimi i faktit se jemi pjesë e planit zhvillimor të Komunës si një nga 4 klubet kryesore Klubi i Mundjes Kolosi Infinit për “zhvillim e masovizim”
Premtimi i dhënë në takim në Komunë (“do të mbeteni menaxherë deri në vendim të ri pas zgjedhjeve”) u shkel.
Në vend të falënderimit për menaxhim të suksesshëm, u nënçmuam me përjashtim.
Favorizimi i hapur i Klubit të Mundjes “Prizreni”, të cilit iu dha orari ynë u zevendesua me të tyre.
Marrja e orarit kryesor të fëmijëve (17:00–19:00) dhe i orarit të vajzave (19:00-21:00), duke na lënë vetëm 3 ditë në javë në kohë të papërshtatshme, pikërisht kur sportistët tanë po përgatiten për Kampionatin Ballkanik qe do të mbahet muajin Tetor.
Këto vendime nuk janë vetëm një goditje ndaj klubit tonë, por ndaj fëmijëve, ne veqanti gjinisë femërore ne sportin e Mundjes, gjë në të cilën e krijuam me shumë mund e sakrificë.
Klubi “Kolosi” është ai që ka sjellë medalje ndërkombëtare dhe ka përfaqësuar Kosovën me krenari. Puna ime ka qenë tërësisht vullnetare, qe nga fillimi ditë e natë, djersë, shqetsime të panumërta ndonjëher, vetëm e vetëm prej dashurise ndaj sportit të Mundjes dhe që fëmijët tanë të rriten dhe të arrijnë ëndrrat e tyre.
Sportistet i njoftoj veqanerishte grupin e vajzave të vogla dhe atyre Elitare, u premtoj qe do të gjejmë rrugë alternative që ëndrrat e tyre ti bëjme realitet.
Me këto sjellje nga kushdo qofshin nuk është humbje personale e imja është humbje e qytetit, e sportit dhe mbi të gjitha e fëmijëve. Vendimet e padrejta nuk do të na mposhtin në këtë kohë para garës Ballkanike, por ne do të punojmë edhe më shumë, për vendin tonë.
Në këtë kohë para zgjedhjeve të mirren vendime të tilla dhe të njëanshëme, është tragjedi dhe me pasoja të mëdha për të ardhmen…
Me respekt dhe ndërgjegje të pastër,
Sadik Ferati
Trajner i Klubit “Kolosi”