Federata zvicerane reagon pasi Avdullahu zgjodhi Kosovën

0
89

Leon Avdullahu zgjodhi Kosovën para Zvicrës, pas disa javëve spekulime për të ardhmen e tij në kombëtare.

Vonë të hënën në mbrëmje, presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, njoftoi se Leon Avdullahu e kishte informuar atë se dëshironte të luante për kombëtaren e Kosovës, transmeton klankosova.tv.

”Ai kështu dëshmoi se Kosova mbetet një zgjedhje zemre dhe se identiteti dhe origjina nuk mohohen”, shkruajti Ademi.

Pavarësisht përpjekjeve të Federatës Zvicerane të Futbollit, një delegacion i udhëhequr nga Murat Yakin vizitoi Hoffenheimin para disa ditësh për ta bindur mesfushorin.

Por 21 vjeçari dëshiron të luajë për vendin e origjinës së prindërve të tij. Avdullahu ka veshur fanellën e Zvicrës në ekipet e të rinjve nga U15 deri te U21.

Drejtori i ekipit kombëtar zviceran, Pierluigi Tami, komentoi vendimin e mesfushorit të Hoffenheimit.

”Leoni na ka informuar për vendimin e tij. Jemi të zhgënjyer që tani ai dëshiron të ndjekë një rrugë tjetër. Por gjithashtu dua ta bëj të qartë se ne duam vetëm ata lojtarë në ekipet tona kombëtare që identifikohen njëqind përqind me vendin tonë dhe kombëtaren tonë”, deklaroi Tami.

Më 5 shtator, kombëtarja e Zvicrës do të nisë kualifikimet për Kupën e Botës 2026 kundër Kosovës, që do të thotë se Avdullahu mund të debutojë për Dardanët pikërisht kundër Zvicrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here