FC Suhareka pavarërisht fitores bindëse shkarkon trajnerin Granit Begolli

0
316

Skuadra e FC Suharekës ka shkëputur kontratën me trajnerin e tyre, Granit Begolli.

FC Suhareka dje fitoi ndaj Rilindjes 1974 me rezultatin bindëse 4-1, megjithatë kryesia e klubit vendosi të shkëpusë marrëveshjen me trajnerin Begolli, mëson GazetaBlic Sport.

Klubi i Suharekës është në objektiva, pasi momentalisht ndodhet në vendin e dytë në Ligën e Parë me 16 pikë.

Skuadra kishte rezultate dhe ishte brenda objektivave, megjithatë drejtuesit e kanë parë të arsyeshme të ndërprejnë kontratën me Begollin.

Suhareka do ta njoftojë trajnerin e ri në ditët vijuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here