FC Suhareka kompleton bordin, së shpejti bëhet publik emri i trajnerit

0
283

Qyteti i Suharekës që në futboll tash e dy vjet e mban primatin e kampionit në futboll, me FC Ballkanin, së fundmi u bë edhe me një skuadër tjetër.

Një grup biznesmenësh të suksesshëm të kësaj komune, kanë bashkuar forcat, për ta ndërtuar një ekip të ri dhe konkurues në edicionin e ri të garave.

Ky klub do të garojë në Ligën e Parë, meqenëse zë vendin e skuadrës A&N nga Prizreni, e cila ka kaluar tek pronarët e rinj, për një çmim prej 120 mijë eurove.

Nga Kuvendi zgjedhor, i datës 17 qershor 2023, me praninë e mbi 30 delegatëve e përfaqësues të klubeve, u vendos që nga sezoni i ri emri do të quhet FC Suhareka dhe do të udhëhiqet nga këta anëtarë të bordit: Kryetar, Rrustem Aliaj, Anëtarë të kryesisë, Fadil Bytyqi, Adrian Hoxhaj, Edi Berisha, Avni Aliaj e Jetmir Bytyqi.

Në darkën solemne të zyrtarizimit të klubit me emrin e ri, u pa i pranishëm edhe kryetari i komunës, Bali Muharremaj.

Siç mëson Klan Kosova, deri tani klubi ka arritur marrëveshje me 10 futbollistë, kryesisht nga Liga e Parë, por në negociata është edhe me lojtarë të Superligës, derisa afër është edhe marrëveshja me trajnerin kryesor, një emër i njohur i futbollit të Kosovës.

Synimet e këtij klubi janë të qarta që në themelim, inkuadrimi në elitën e futbollit kosovar dhe ecuri sa më e gjatë në Kupën e Kosovës.

Buxheti fillestar i FC Suharekës është i barabartë me 50 për qind të skuadrave nga Superliga, derisa synohet që gjatë rrugës të rritet edhe më, për t’i arritur objektivat.

Ndryshe, biznesmenët që udhëheqin me këtë klub, ishin të afërt me Fc Ballkanin, në vitet e fundit që kjo skuadër shënoi sukseset historike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here